Telefonata/ Berisha zbulon arsyen që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për marrëdhëniet jo të mira që ka pasur me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në kohën kur vendi qeverisej nga PD.

Ai zbuloi se Erdogan i kishte kërkuar në mënyrë jodiplomatike që të ndryshonte votën e tij në OKB për çështjen e Palestinës.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjekë apo të votojnë në OKB rezolta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës. Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë. Dy vite më pas, mu kërkua në mënyrë jodiploamtik që të ndryshoja votën, unë nuk e bëra. Atë e premtoi Edi Rama, dhe ai ndryshoi qëllimin e Shqipërisë. Më mori në telefon në një moment feste. Në një kohë kur diploamcia turke  nuk kishte thënë asnjë fjalë dy vite më radhë. Kisha marrë vesh nga ambasadori palestinaz që Erdogan ishte i zemëruar nga kjo. Ai insistoi që unë të ndryshoja qëllimin. Por, ajo që mund të bëja ishte të abstenoja, por nuk do të votoja kurrë për atë rezolutë. Unë bëra të qartë se Shqipëria nuk mund të jetë një vend në sferën e influencës së Turqisë”, tha Berisha për Vizion Plus.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *