Telefonata anonime, Greqia në alarm marrin kërcënime për një bombë në muze

Një telefonatë për një bombë është marrë nga të panjohur sot  në Muzeun Arkeologjik të Chania në Greqi,

Mediat vendase shkruajnë se  telefonata u bë pak pas orës 17:30, kur muzeu ishte i hapur për vizitorët dhe u evakuua.

Një forcë e madhe policie mbërritën në vendngjarje për të izoluar ndërtesën dhe për të ndihmuar në evakuimin, pasi askush nuk duhet të qëndrojë në ndërtesë. Rruga Skra, në të cilën ndodhet muzeu, dhe rrugët përreth janë bllokuar.

Kujtohet se të martën ka pasur telefonata të ngjashme në tre vende të ndryshme në Heralio, ndërsa të hënën një tjetër në një supermarket në Chania, që ka rezultuar të jetë një mashtrim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *