VIDEO/ Digjet rafineria e naftës në Teheran, tymi mbulon të gjithë kryeqytetin iranian

Teheran/ Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një rafineri nafte duke mbuluar të gjithë kryeqytetin me re të zeza dhe duke ngritur alarmin tek institucionet vendase për dëmet në njerëz që mund të ketë shkaktuar zjarri.

Zjarri ka rënë në kompaninë shtetërore Tondgooyan Petrochemical Co. në jug të Teheranit. Nga informacionet e deritanishme dyshohet se zjarri së pari ra në një tubacion të gazit të lëngshëm dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

Nuk dihet nëse gjatë kohës së rënies së zjarrit ka pasur punonjës në rafineri por 10 ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende nëse ka të lënduar nga zjarri.

/VIDEO: RT/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *