Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një i plagosur, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kurbinit.

Ngjarja u regjistruar në fshatin Gjormë, ndërsa bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur një person.

I plagosuri është nisur menjëherë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Pak minuta pas ngjarjes, autorit i janë vënë prangat.

Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, ndërkohë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin ku janë raportuar të shtënat dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *