Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se duhet të shmanget konkurrenca e pandershme pasi dëmton fermerët.
Gjithashtu ai theksoi se barazimi i TVSH për shitje-blerje është i domosdoshëm,.
“Duhet të shmanget konkurrenca e pandershme. Nëse ne nuk i mbështesim fermerët situata do të degradojë në sektorin e bujqësisë. projektligji që propozon zoti Duka, mund të them se krahasimet duhen lënë. Nuk mund të justifikohet mungesa e zhvillimit duke bërë krahasime me 10 vite më parë. Keni marrë detyrën për të bërë atë që është e ligjshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, tha ai.
Më tej Mediu shtoi se duhet të merren masa në mbështetje të fermerëve dhe politika që të ndihmojnë në zhvillimin e bujqësisë .