‘Të rrëzojmë qeverinë’/ Berisha-studentëve: Premtoj plotësimin e kërkesave tuaja

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me studentët i ka premtuar këtyre të fundit se kërkesat do plotësohen.

Berisha ka kërkuar nga studentët që të mbështesin protestën e pedagogëve, pasi vetëm me kauza të drejta do arrihet anullimi i tarifave të larta, pagesa prej 100 euro dhe rrëzimi i qeverisë.

“Detyrat juaja janë shumë të mëdha, vëllezër e motrat tuaja po ikin. Të luftojmë për ata në mënyrë që të kthehen. Të bëjmë betejën, ju garantoj se të gjitha kërkesat tuaja do plotësohen. Ligji që dënon studentët me tarifat e larta do anulohen, studentët do subvencionohen dhe rrogat e pedagogëve do rriten. Po rrit çmimet dhe po vjedh qytetarët, nuk i kthen në subvencionime. Ky shan nga mëngjesi në darkë më epitete më të ndryshme, duhet t’i tregojmë vendin. PD po përgatitet për protesta të fuqishme. Kam besim të madh tek ju, do rrezojmë qeverinë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *