“Të publikohen rrogat një herë në vit”, Rama merr shkas nga skandali i nxjerrjes së pagave

Kryeministri, Edi Rama ka pohuar se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar në pyetësor do të pyesë qytetarët për të publikuar të gjitha pagat njëherë në vit.

Rama ndër të tjera shtoi se vendet që e bëjnë këtë gjë, kanë një efekt të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit.

“Nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset por edhe si rezultat i një shtyse të fortë kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Mbi 25% e të punësiarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë.

Mendojmë se është e udhës ti pyesin shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë disa vende, dhe thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje. Ideja se pagat mund të bëhën publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen  të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *