Të paktën gruaja ‘e përdalë’ është (akoma) gjallë!

Nga Edi Oga.

Duket si fatkeqësi por për të është fat që ata të shtëpisë së burrit i xhiruan flagrancën dhe ia plasën në rrjet. Ata mund ta rrahin, ta poshtërojnë, por tashmë nuk e vrasin dot, sepse janë të ekspozuar.

Më parë, kur nuk kishin celularin, për raste të tilla përdornin sqeparin. Fshehja e kufomës në fshat, nuk është ndonjë problem. As motivimet e moskthimeve në shtëpi.

“Doli me dhitë, si përditë, po nuk u kthye!”

“Do ta ketë ngrënë ndonjë ujk!”

“Do ketë rënë në ndonjë greminë!”

“Do t’i ketë rënë ndonjë rrufe në kokë!”

Ky lajm nuk do të bënte as treditëshin.

Videoja mund të qarkullojë pafundësisht, por interesi publik për të do të bjerë shumë

shpejt. Atë do ta kujtojnë vetëm protagonistët dhe më rrallë fshatarët kur t’iu duhet si ‘muhabet’!

Ajo grua është aq e re, sa do të ketë kohë të divorcohet, të maturohet e pse jo të rimartohet (diku larg). Nëse do të kishim shtet, ajo do ta kishte më të lehtë mbijetesën.

Ndërkohë për të mbajtur gjallë motovin pse ne shqiptarët jetojmë, na duhet shumë shpejt një skandal krevati më i madh se ky. Mundësisht me VIP-a!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *