Të huajt vijnë për turizëm në Shqipëri, por ‘plazh’ bëjnë edhe lopët/ Bregdeti i mbuluar nga plehrat  

Bregdeti i Godullës është një zonë e mbrojtur po nuk ka turistë, vetëm bagëti. Pirgjet e plehrave kanë mbuluar rërën. Këtu ka ndodhur një masakër ekologjike.

Vërshimet e lumit Ishëm ndër vite kanë depozituar këtu të tonelata mbeturina. Ndotja masive dhe mungesa e investimeve ka bërë që vitet e fundit ky plazh mos të frekuentohet.

Banorët thonë se ka pasur sipërmarrës të huaj që janë interesuar për investime por kur kanë parë këtë katastrofë janë larguar.

“Shumë pis vendi pa pastruar. Nuk ka rrugë, as lokale as gjë. Përpara ka pas lokale, pinim kafe. Degradimi është nga ura dhe papastërtia.

Ka qenë si Talja sot. Veç me hy në ujë. Në rërë s’ke ku shkon”,- shprehen disa prej tyre.

Bregdeti i Godullës është rreth 6 km. Nëse rëra pastrohet dhe nisin investimet në këtë plazh të virgjër pushuesit do të kthehen.

/Burimi: Abcnews.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *