Hakan Calhanoglu është i konfirmuar si titullar absolut te Interi. Ekipi nga Milano është mjaft i kënaqur me atë që mesfushori turk po jep në fushën e lojës dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë rinovimin.
Edhe pse kontrata aktuale skadon në vitin 2024, drejtuesit kërkojnë të zgjasin akoma më shumë bashkëpunimin. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, përfaqësuesi i Calhanoglu ndodhet në Itali dhe po pret për të nisur bisedimet për rinovimin.
Asnjë problem për asnjërën palë. Nnëkampionët e Italisë dhe 28 vjeçari duken të destinuar për të vazhduar së bashku. Calha po luan sezonin e tij të dytë në Milano dhe këtë edicion shpreson që të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm me Interin.