Të bërë ‘kockë e lëkurë’/ Talebanët ndëshkojnë të burgosurit, dalin pamjet horror brenda burgut (FOTO)

Mediat e huaja kanë publikuar foto nga një burg në Afganistan, ku duket keqtrajtimi i të dënuarve nga talebanët. Në foto shihen të burgosurit teksa shkojnë në qendrat e rehabilitimit të trajtimit të drogës, pasi shumica e tyre ishin burgosur për këtë arsye. Imazhet janë realizuar në Spitalin Mjekësor Avicenna në Kabul.

Me ardhjen e talebanëve, në rrugët e qyteteve ushtrohen kontrolle natën vonë, me qëllim arrestimin dhe ndalimin e personave të varur nga drogërat. Gjatë fundjavës një grup policësh bastisën një stendë droge nën një urë në zonën Guzargah.

150 burra u kapën dhe u dërguan në stacionin policor të rrethit, ku të gjitha sendet e tyre, përfshirë kuletat dhe unazat, u dogjën. Ata do të qëndrojnë në kampet e rehabilitimit dhe do të trajtohen sipas mjekëve për 45 ditë. Gjatë kësaj kohe personat e varur nga droga edhe do të dhunohen.

Punonjësit e qendrës thonë se kjo nuk është dëshira e tyre, por duke qenë se vendi tanimë udhëhiqet nga talebanët, ata janë të detyruar të ndjekin stilin e tyre të të vepruarit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *