Te akuzuar për vjedhje në seri, arrestohen dy persona në Durrrës

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për vjedhje. Dyshohet se shtetasit Ergys Barollari, 23 vjeç dhe Ilir Sheifi 43 vjeç kanë tentuar të vjedhin në ish-radiostacionit të Shijakut objekte, si dhe akuzohen dhe për 3 vjedhje të tjera në fabrika të ndryshme të qytetit.

Uniformat blu kanë marrë në hetim 2 autorët e dyshuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Njoftimi i policisë:

Shijak, Durrës/ Autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera, si dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. B., 23 vjeç dhe I. Sh., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës, më 12.04.2023, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *