Takimi me petagogët, Berisha: Praktika e seleksionimit përjashtoi masivisht të rinjtë nga arsimi

Në një takim me një grup petagogësh për diskutuar mbi sfidat e Arsimit të Lartë, ish-kryeministri Berisha ka kujtuar se në vend për dekada me radhë është një ndjekur praktika e seleksionimit, dhe kjo bëri që të rinjtë masivisht të përjashtoheshin nga arsimimi.

Bërisha ka kujtuar se në vitin 2005, në Shqipëri kishte vetëm 12 studentë për 1000 banorë, ndërsa shtetet Evropiane kishin 43 studentë për 1000 mijë banorë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Për dekada me radhë në Arsimin e Lartë, u ndoq praktika e seleksionimit, e cila përjashtoi masivisht të rinjtë nga arsimimi.

Vendet e tjera, kishin kaluar në praktikin e dyerve të hapura  për Universitetet.

Ajo praktikë solli që Shqipëria të kishte përqindjen me të ulët në Evropë të të diplomuarve në Universitete.

Në vitin 2005, Shqipëria kishte 12 studentë3 për 1 mijë banorë, kundrejt 43 stendentëve për 1 mijë banorë që kishin shtetet e zhvilluara të Bashkimin Evropian.

Shqipëria në këtë periudhë kohore kishte vetëm 3% të të rinjve me diplomë, kundrejt 32% qe ishte në vendet e zhvilluara,” tha Berisha ndër të tjera. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *