Takim me Komunitetin shqiptar në Romë, Berisha: Fokus prosperitetin ekonomik

Kryetari i PD, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e dielë do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar në Romë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha shkruan se fokus do të jetë prosperitetin ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Kominiteti shqitpar në Romë do të zhvillojë një takim online me kryetarin e Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha. Me shqetësimin e atyre që kanë familjet në Shqipëri dhe me krenarinë e të qenit në një komunitet vital në vendin fqinj, shqiptarët e Italisë do të bisedojnë me kryetarin e opozitës për prosperitetin ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve, për brain gain (kthimin e trurit) dhe braind drain (ikjen e trurit), për traditën e miqësisë shqiptaro-italiane, për votën e mohuar të Diasporës, qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 shtatorit dhe çfarë do të thotë të jesh shqiptar në Itali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *