Tabaku i përgjigjet Ramës: PD gjithmonë ka punuar për të mirën e Kosovës

Deputetja Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend i është përgjigjur kritikave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama.

Tabaku tha se kryeministri foli me gjuhën e vjetër, duke shtuar se PD gjithmonë ka punuar për të mirën e Kosovës.

“Edi Rama me gjuhën e vjetër dhe na kërkon të mos kompleksohemi. A besojmë ne se UCK ka kryer krime? Jo nuk e besojmë. A besojmë ne se komandantë të UCK kanë kryer krime? Jo. A ka punuar PD kundër Kosovës? Jo nuk është e vërtetë. Kemi punuar vetëm për të mirën e Kosovës. Vetëm një person që ka mllef për kundërshtarin mund ta thotë këtë. Përpara se të nxjerrësh helm për të mbrojtur vetën, nuk mund ta justifikosh veten edhe gjuhën e shëmtuar të vjetër dhe të baltës. Do e votoni si çeço, nuk më komplekson fare, po do e votojmë Ne e kemi shprehur dhe kemi folur edhe me gjuhën e Hashim Thaçit, po ka krime në Kosovë. Nuk kam kompleks të vlerësoj diçka që bën kundërshtari. Rezoluta e pletëson ligjin e vitit 2012 atë ligj që në kohën e PD kemi vlerësuar arritjen e UCK. Lufta e shëmtuar politike me çështje që akuzojmë kundërshtarin, unë besoj që duhet të përfundojë. Atë që kemi bërë për Kosovën s’kemi pse e themi me fjalë, por me vepra. Nuk e kemi përdorur Kosovë si plaçkë. Kam ditë që e diskutoj edhe në Kosovë që kanë vetëm një qëllim, të bëjnë gjysmën e asaj që bëri PD. Kjo sallë duhet të dilte sot mbi palët, pa asnjë ndjenjë kompleksiteti se çfarë thonë ato pas”, u shpreh  Tabaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *