“Sura” dënohet me 2 vite burg, ja pse

Aktorja turke, e njohur prej rolit të saj në serialin “Kurt Seit dhe Sura”, Farah Zeynep Abdullah është dënuar me 2 vjet e 4 muaj heqje lirie.

Sipas mediave turke, ajo u dënua për disa postime në rrjetet sociale lidhur me një rast për ngacmim seksual të një femre që ka ndodhur në Turqi. Farah akuzohet se “ka fyer me mesazh audio, me shkrim apo video”.

Në deklaratën e saj në prokurori, aktorja deklaroi se kallëzimi penal i Musa Orhanit ishte keqdashës dhe kishte për qëllim përfitimin financiar.

“Postimi është bërë nga unë. Megjithatë, siç pretendohet, ky postim nuk ka të bëjë fare me fushatë për shpifje”, u shpreh ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *