Sulmi kibernetik i Iranit, Osmani: Qëndrojmë krah Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

Osmani shprehet se Kosova është krah Shqipërisë, ku thekson se e dënon ashpër sulmin.

“E dënojmë fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës  kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjegjës për këtë veprim të paprecedentë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *