Sulmet ruse i marrin jetën “bosit” të grurit në Ukrainë

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës u vra bashkë me gruan e tij nga bombardimet ruse në qytetit jugor të Mykolaiv, gjatë natës së djeshme.

Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa dyshohet se kan mbetur të vrarë kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Vadatursky ishte themeluesi dhe pronari i kompanisë m të madhe të tregtimit të drithërave “Nibulon”.

74-vjeçari një nga menaxherët më të njohur në botën e biznesit të Kievit, pak kohë më parë  ishte vlerësuar gjithashtu me çmimin “Hero i Ukrainës” për kontributin e tij në sektorin e dridhërave.

Sipas një vlerësimi të bërë nga  revista “Forebes” në vitin 2020  Oleksiy Vadatursky zotëronte një  pasuri me vlerë prej 450 milion dollarësh

“Kontributi i tij në zhvillimin e industrisë bujqësore dhe të ndërtimit të anijeve, zhvillimin e rajonit është i paçmuar”, tha Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych, raportojnëmeidat ndërkombëtare.

Nibulon ka ndërtuar shumë ndërtesa magazinimi dhe infrastruktura të avancuara teknologjike për eksportimin e grurit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *