Sulmet kibernetike, Peleshi: Na mbron NATO, jemi të paprekshëm

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeverisë ka folur për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Peleshi tha se sistemet kibernetike ushtarake nuk janë prekur në asnjë moment. Ndërkohë që shtoi se si pjesë e NATO-s, jemi të paprekshëm.

Më tej, Peleshi ka theksuar se po punohet për një projekt të madh me vlerë 24 mln dollarë të mbështetur nga partnerët. Ky projekt synon ngritjen e qendrës së sigurisë kibernetike dhe aftësimin e stafit.

“Për herë të parë po e ndaj me publikun faktin që sistemet tona kibernetike ushtarake as herën e parë as tani nuk janë prekur. Janë më se të mbrojtura për shkak se janë të dedikuara dhe të shkëputura nga sistemet e tjera. Sa i përket planeve dhe projekteve që po punojmë për ta ngritur në një nivel më të lartë sigurinë kibernetike jemi në zbatim të një projekti shumë të madh në vlerë 24 mln dollarë të mbështetur nga partnerët që synon ngritjen e qendrës së sigurisë kibernetike dhe aftësimin e stafit.

Nuk jemi në ndonjë skenar të mundshëm të cenimit të sovranitetit tonë. Jemi anëtarë të NATO-s, jemi të paprekshëm. Asnjë territor i NATO-s nuk është i cenueshëm”, tha Peleshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *