Sulmet kibernetike/ Hakerat publikojnë listën e personave në kërkim nga Policia Vlorë dhe Tiranë

Grupi i hakerave “Homeland justice”  nuk u ndal vetëm me mesazhin që shpërndau pak ditë më parë  ku tregoi urrejtjen që kisin për qeverinë shqiptare.

Së fundmi grupi i hakerave ka publikuar  listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës.

Në lista shfaqen emrat dhe të dhënat e personave në kërkim, një databazë kjo e policisë në dy qarqet e vendit.

Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022 që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS dhe nuk funksionoi në të gjitha pikat kufitare të vendit.Për këto sulme kibernetike, qeveria ka akuzuar Iranin dhe është marrë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *