Sulmet kibernetike, gazetari: Nëse publikohet Memex rrëzohet policia

Gazetari Spartak Koka deklaroi se nëse publikohen të dhëna nga sistemi Memex, i bie që e gjithë organizata e Policisë së Shtetit të rrëzohet.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Koka e ka konsideruar tepër sensitiv informacionin në sistemin Memex, duke shtuar se ata që cënohen mbi të gjithë janë informatorët dhe specialistët e policisë.

“Në rast se publikohet MEMEX, uroj që të mos publikohet dhe të mos ketë pasur qasje, i bie që e gjithë organizata e policisë për 25 vite punë kriminale të rrëzohet dhe gjithçka të bëhet publike. Dhe këtu të parët që do të cënohen janë informatorët, të dytët do të jenë specialistët e policisë të cilët të detyruar nga puna e përditshme operative që bëjnë kanë dhënë informacione dhe ne e dimë në jo pak raste kur edhe janë dekonspiruar informacionet brenda policisë ka patur përplasja, ka patur hakmarrje ndaj këtyre personave që i kanë dhënë”, tha Koka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *