Sulmet kibernetike, Duma: Shteti ka rënë! Rama nuk është kurrë aty kur duhet

Deputetja Grida Duma ka folur në lidhje me sulmet kibernetike të ndodhura në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “FrontLine”, ajo u shpreh se kryeministri Rama nuk është kurrë atëherë kur duhet të japë përgjigje mbi problemet që ndodhin. Duma shtoi se qeveria ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për sulmet, dhe se një deklaratë nga Microsoft bën me dije se që në maj ka ardhur një paralajmërim i tillë.

Më tej ajo ka theksuar se sot vërtetohet se këtu kriminelët shëtisin me kallashnikov e makina të shtrenjta. Duma thotë që kjo është një rënie e shtetit në të gjitha drejtimet.

“Momentin që dolën të dhënat, erdhi pas një situatë me rrogat, targat dhe patronazhistët. Je keq bëhesh më keq nuk ndjen më mpihesh. Shteti ka rënë. Pa asnjë diskutim. Miliona të shpenzuara për sigurinë kibernetike, cili është sot fakti që vijon i bën bisht përgjegjësisë Rama? Diku është në Beograd, diku në SHBA, diku me Vuçiçin, çështja është që sa herë ka probleme ikën. Duhet të japë llogari për rënien e shtetit dhe faktin që ishte një fakt i paralajmëruar. Nga Microsofti është thënë që e dinin që në maj. Kanë dalë e kanë thënë mos i publikoni mediave, këto janë masat e tyre.

Unë mendoj që kjo është një çështje sensibël dhe media duhet të ndërgjegjësohet se nga publikimi mund t’i bëhet dëm Shqipërisë, por u dënua dikush për patronazhistët, u hetuan krimet zgjedhore na kartat e identitetit? Ku janë veprimet e hetimet? Ka përgjegjës sot për dobësimin e sigurisë kibernetike? Rrjetet sociale janë sot edhe më virale se mediat. Janë farsa e të pamundura të tilla masa. Dënimi më i madh është që bëhen publike të dhënat. Nuk ka gjë më të rëndësishme në këtë botë se privatësia. Është alla komuniste nuk ka linçim më të madh se t’i zhveshësh identitetin dikujt.

Emailet zyrtare, nëse janë të vërteta do të hapet një tjetër skandal. Fatkeqësisht i shkon folkut shqiptar që thotë e vërteta vonon po nuk harron. Sot vërtetohet se këtu shëtisin me kallashnikov e makina të shtrenjta të armatosur kriminelët. Këtu vetëm shteti nuk di gjë. Ndërsa del se informacione paska pasur. Shteti bën sikur nuk ka ditur por mesa duket i ka ditur, masa nuk janë marrë, kjo është një rënie e shtetit në të gjitha mënyrat”, deklaroi Duma.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *