Pas sulmit në Belgorod të Rusisë nga forcat ukrainase, guvernatori i qytetit, Vyacheslav Gladkov, ka raportuar se ka humbur jetën 1 qytetar, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur.
“Një person ka vdekur, 8 janë plagosur, nga ku 7 prej tyre janë në spital, ndërsa njëri prej tyre është në terapi intensive. Po u ofrohet gjithë ndihma e nevojshme mjekësore”, ka shkruar guvernatori Gladkov në Telegram.
Në lidhje me dëmet materiale, ai u shpreh se janë goditur 14 ndërtesa dhe disa makina.
Kujtojmë që Belgorodi është goditur nga forcat e Zelensky-t edhe më 15 nëntor, ku humbën jetën 2 persona.
Gladkov u shpreh se pas sulmeve ukrainase, qyteti ka pësuar dëmtime në një linjë elektrike.