Sulme me dronë ndaj vendndodhjeve strategjike në Rusi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të martën një qytet në lindje të vendit, pranë vijës së frontit, në një shfaqje të dukshme force të Kievit. Ky zhvillim vjen ndërsa Moska njoftoi se për të dytën ditë me radhë ishin goditur me dronë pika strategjike brenda territorit rus.

X

00:59/07:55

 

Një
zjarr shpërtheu në një aeroport në rajonin jugor rus të Kurskut, në kufi me Ukrainën, pasi një dron goditi objektin. Lajmi u bë i ditur të martën nga guvernatori i rajonit. Po kështu u godit me dron dhe një fabrikë industriale, 80 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Lajmi u njoftua nga media e pavarur ruse. Autoritetet federale nuk fajësuan menjëherë Kievin mbi incidentet.
Por sulmet e së martës vijnë vetëm një ditë pasi Moska fajësoi Kievin për sulme të pashembullta, të ngjashme, në dy baza ajrore në thellësi të territorit rus.

Sulmet ndaj bazës Engels në rajonin e Saratovit dhe bazës Dyagilevo në rajonin Ryazan në pjesën perëndimore të vendit, ishin disa nga më të fortat që kanë goditur territorit rus që nga fillimi i luftës. Si përgjigje, trupat ruse kryen një valë tjetër sulmesh me raketa në territorin ukrainas, duke goditur shtëpi e vrarë civilë.

Gjatë vizitës së tij të martën në rajonin lindor të Donetskut zoti Zelenskyy tha se vend i tij do t’ia dalë të largojë forcat ruse nga i gjithë territori i Ukrainës.

“Të gjithë e shohin forcën dhe aftësinë tuaj. U jam mirënjohës prindërve tuaj. Ata kanë rritur heronj të vërtetë”, tha Zelenskyy në një fjalim me video drejtuar forcave ukrainase nga qyteti Sloviansk, një qytet kyç në lindje të vendit.

Zyrtarët ukrainas nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht se pas sulmeve me dronë qëndron Kievit, duke iu përmbajtur një politike të tyre të njohur gjatë luftës, të përhapjes qëllimisht të paqartësive kur bëhet fjalë për sulme ndaj objektivave të rëndësishme ruse.

Në Twitter këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podolyak postoi një koment ironik ndaj Moskës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *