Sulm mafioz ndaj biznesmenit të famshëm/ E përplasin me makinë, më pas e qëllojnë me levë në kokë

Një biznesmen i famshëm grek, Thodoris Kousthanas ka rënë pre e një atentati ditën e sotme.

Sipas mediave greke, Kousthanas është përplasur me makinë nga disa persona ende të paidentifikuar të cilët nuk e kanë lënë më kaq por e kanë goditur me levë në kokë duke e lënë të plagosur.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po mbledhin materiale nga kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë. Dyshohet se shkak mund të jetë konkurrenca, sepse hoteli i tij “Poseidon” në zonën Vida të Mikonos, është një ndër më të suksesshmit për të pritur turistët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *