Sula akuza qeverisë: Ju po pasuroheni, qytetarët po varfërohen

Deputeti i PD Dashnor Sula lëshoi akuza të forta kundër qeverisë, ku tha se në këto kohë kriza ekonomike që ka prekur vendin, po varfëron qytetarët dhe po pasuron qeveritarët.

Ai gjithashtu tha se ndihma ekonomike që iu është dhënë qytetarëve  në këto kohë krize, është shumë e vogël. Sipas tij, paketa e rezistencës nga qeveria, është 0.3 5 e prodhimit të brendshëm bruto.

“A flenë të qetë mazhorancë kur në këtë periudhë krizash në Shqipëri qeveria pasurohet dhe qytetarët varfërohen. Nuk e them këtë për të bëjë politikë. Sipas INSTAT në këtë periudhë krizash keni grumbulluar 342 mln euro. Këto përse nuk shpërndahet ashtu siç duhet. S’mund të ketë logjikë që të varfërohet xhepi i qytetarit dhe të pasurohet i pushtetit. Familjarët tanë a paguajnë çdo ditë më shumë, a keni marrë masa për të ndihmuar këto qytetarë…zero. Paketa e rezistencës që ju thoni a e dini që është 0.3 5 e prodhimit të brendshëm bruto. A ka logjikë që qytetarët të blejnë me çmime kaq të shtrenjta”, tha Sula.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *