Suel Çela rekurs nga arratia në Gjykatën e Lartë

Gjykatat e posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e apelit refuzuan ndryshimin e masë së sigurisë arrest me burg në mungesë, nga arratia për Suel Çelën. Për këtë arsye ai i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

Ende nuk është caktuar një datë kur do të shqyrtohet rekursi i paraqitur përmes avokatit nga “i forti” i Elbasanit për arrestimin e të cilit janë kryer disa operacione policore por pa sukses.

Suel Çela u ekspozua nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe prej 17 majit të vitit 2022 ndodhet në arrati.

Ai akuzohet nga SPAK për porositjen e një atentati të dështuar ndaj një biznesmeni në liqenin artificial në Tiranë por dhe eliminimin e një tregtari automjetesh në Elbasan.

Emri i Suel Çela krahas lakimit për mbështetje të partive politike është i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen me nëndrejtorin e policisë në Elbasan në vitin 2017.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *