Strehimi i afganëve, Veliaj: Mirënjohje për studentët që kanë liruar përkohësisht dhomat e tyre!

Vendi ynë ka bërë përgatitjet për të pritur mbi 300 afganë, 2 ditë pasi pranoi kërkesën e SHBA. Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë.

Në Durrës do të strehohen në disa hotele, ndërsa në Tiranë do të vendosen tek konviktet e Qytetit Studentit.

Në lidhje me këtë

ç

ështje Erion Veliaj ka publikuar një status nw rrjetin social ‘Facebook’, ku falenderon studentët që kanë liruar dhomat si dhe e konsideron popullin shqiptar zemërhapur për këdo që kwrkon mbështetje.

“Ne shqiptarët e dimë mirë se çdo të thotë të emigrosh sepse e kemi përjetuar vetë vite më parë, prandaj sot jemi zemërhapur për këdo që kërkon pak siguri për të ardhmen e familjes së tij.
Përgjigjja jonë për familjet afgane, që do të strehohen përkohësisht në Tiranë, duhet të jetë e njëjtë me përgjigjen që morëm nga vëllezërit tanë italianë, kur na mikpritën 30 vjet më parë – Janë njerëz! Mirënjohje për studentët që kanë liruar përkohësisht dhomat e tyre dhe janë sistemuar në një godinë tjetër në Qytetin Studenti”, është shprehur kryebashkiaku.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *