Stano: S’mund ta parashikojmë rezultatin, por palët duhet të bëjnë kompromise

 

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pritet të fillojë në mesditë.

Ai ka thënë se fillimisht do të ketë takime bilaterale kurse takimi trilateral, apo takimi ku do të jenë edhe kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq pritet të zgjasë ndoshta deri në mbrëmje, duke theksuar se kjo varet nga ajo se si shkon takimi.

Stano ka thënë se nuk duhet të predikohet rezultati i këtij takimi, porse ka shtuar se gjithçka varet nga aftësia e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq për t’u pajtuar.

Ai ka thënë se BE-ja pret që të ketë progres në arritjen e marrëveshjes.

Stano ka thënë se ajo çka duhet urgjentisht është që të arrihet progres në mënyrë që të mos ketë kriza siç ka pasur muajve të fundit.

“Ne duhet të ecim përpara drejt një rruge që na sjell një fund të marrëveshjes mes dy vendeve, marrëveshje kjo që është për të mirën e dy vendeve”, ka thënë ai. “E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë varet nga vet shtetet. Progresi në këtë proces është për të mirën e dy vendeve”.

Stano ka thënë se pritjet e BE-së janë për të dyja vendet.

Ai ka thënë se progresi arrihet përmes kompromiseve, konstruktivitetit dhe duke kuptuar se kjo është mënyra e vetme që t’i përmbushin ambiciet e tyre drejt rrugës së anëtarësimit në BE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *