‘Squid Game’ nuk di të ndalet, shkruan sërish historinë! Bëhet seriali i parë televiziv…

Squid Game” sapo shkruajti sërish historinë duke u bërë seriali i parë televiziv në një gjuhë jo angleze, i cili ka marrë një nominim për çmimin e “Screen Actors Guild” (SAG). Gjithashtu është seriali i parë korean që merr këtë nominim.

Seriali me historinë e tij të veçantë dhe personazhet që janë kthyer në më të preferuarit e publikut është i përzgjedhur për ansamblin më të mirë të serialeve dramatike, krahas “The Morning Show”, “Succession”, “The Handmaid’s Tale” dhe “Yellowstone”.

Yjet e “Squid Game”, Lee Jung-jae dhe Jung Ho-yeon gjithashtu morën nominime për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në një serial dramatic.

Pika historike e “Squid Game” vjen tre vjet pasi thrilleri fitues i “Oscar” i Bong Joon-ho, “Parasite”, u bë projekti i parë në gjuhën jo-anglisht që fitoi një çmim SAG për ansambël filmash.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *