“Sportin ta kemi si cilësi jete, që të largojmë të rinjtë nga droga”, fjala e Fidel Yllit si president i KOKSH

Fidel Ylli është zgjedhur sot President i Komitetit Olimpik Shqiptar me 40 vota në favorin e tij. Ai u zgjodh president me 40 vota, ndërkohë që Vojo Malo mori 12 vota, Martin Biba 4 vota dhe një votë doli e pavlefshme.

Menjëherë pas zgjedhjes në detyrën e re, Fidel Ylli ka folur për mediat duke deklaruar se prioritet i tij do të jetë sporti elitar dhe olimpizmi. Ai gjithashtu i vuri theksin ngritjes së një grupi pune për lojërat olimpike në Tokio.

“Prioritet do të kem sportin elitar dhe olimpizmin. Do të ngremë një grup pune për lojërat olimpike në Tokio. Të kemi mundësi të hapim komitetet olimpike rajonale. Këto palestra që ka Tirana të lëvizin në aktivitete të ndryshme. Duam që sportin ta kemi si cilësi jete që të largojmë të rinjtë nga droga”, tha Ylli menjëherë pasi u zgjodh kreu i KOKSH.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *