Spanjë/ Zbulohet plantacioni i kanabisit, arrestohen katër shqiptarë

Një tjetër plantacion kabanisi është zbuluar në Spanjë.

Mediat e huaja shkruajnë se në pranga kanë rënë katër shqiptarë që ishin përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike. Në zonë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 820 bimë kanabis.

Autoritetet kanë monitoruar zonën dhe kanë rënë në gjurmët e trafikantëve në periferi të Ulldecona.

Godina ishte përshtatur me të gjitha mjetet për kultivimin e lëndës narkotike, që nga ndriçimi, vaditja apo produkte të tjera që përdoreshin nga trafikantët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *