Spanjë / Shkatërrohet banda; udhëtonin drejt Shqipërisë për të sjellë paratë e drogës

Policia spanjolle ka arrestuar 11 persona, pjesë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët trafikonin lëndë narkotike. Ata merrnin me qira shtëpi ose apartamente larg zonave urbane dhe i përshtasnin këto ambiente për kultivimin e marijuanës.

Drejtuesit e kësaj organizate bënin udhëtime të rregullta drejt Shqipërisë për të transferuar paratë që fitonin nga shitja dhe shpërndarja e drogës. Sipas mediave të huaja, të arrestuarit, rekrutonin nga vendi ynë, persona që do të kujdeseshin për rritjen e lëndës narkotike në banesa. Policia spanjolle ka bërë me dije se anëtarët e organizatës, nuk kanë qëndruar kurrë më shumë se tre muaj në Spanjë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *