SPAK përfundon hetimet ndaj Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, ja akuzat!

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicit dhe Alma Kaçin pas video-skandalit në zyrën e Bashkisë.

Çështja është dërguar në GJKKO pasi SPAK akuzon Gjicin për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Ndërsa Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Kujtojmë se hetimi i SPAK nisi pas publikimit të videos ku dyshja shiheshin duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë. Më vonë të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin për tender e favorizime dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *