SPAK kontrollohet nga Berisha dhe Meta? Avokat i njohur tregon faktet

Avokati, Idajet Beqiri ka folur në lidhje me dosjen e SPAK “Plumbi i Artë”, ku me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia ndërsa 14 janë ende në kërkim.

Beqiri pohoi se SPAK kontrollohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, kjo pasi atyre nuk po afrohej fare.

“SPAK-un e ka në kontroll Berisha me Metën. Po të shohësh edhe veprimtarinë e vetë po e përqendron në gjëra dytësore dhe po u lë fushën e lirë që të kalojnë afatet dhe të harrohet krimi real i atyre që janë maja e piramidës. Fakti që vetëm atyre nuk po u afrohet, kur ata kanë kryer krimet më të mëdha bën që të bjerë besueshmëria në popull.

SPAK synon krimin e lartë shtetëror. Ku po goditet ai? 90% e veprimtarisë së SPAK këto vjet është me fakir fukarenjtë. Këta që kanë kryer krimet më të mëdha SPAK nuk po i gërvisht fare”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *