SPAK akuzë të re Belinda Ballukut?/ Çfarë ka rezultuar nga telefoni i sekuestruar i Enea Karakaçit të OSHE dhe bisedat në lidhje me Gon Papulin, Vilma Nushin dhe Kleanthi Priftin

Pa dhënë detaje apo sqarime të thelluara, SPAK bëri me dije se me datë 18 tetor ka ushtruar kontroll të karakterit personal ndaj shtetasit Enea Karakaçi me detyrë administrator i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

OSHE e çilësuar dhe e trajtuar prej vitesh si një hambar miliardash tenderash, pas një “lufte” të ashpër mes grupeve të interesit, përfundimisht “ra” në duart e Belinda Ballukut që emëroi aty një ndër “delfinët” e saj, shtetasin Enea Karakaçi.

Sipas porosive dhe aspak sipas dëshirës, Enea Karakaçi firmosi një listë të gjatë tenderash me vlerë dhjetra milionë euro ndaj atyre që ishin “përzgjedhur”.

Kështu dhjetra milionë euro tendera Enea Karakaçi ka firmosur për kompanitë e Gon Papulit (bisnesmeni kontrovers), i çili ndërkohë që vijon merr tendera dhe leje ndërtimi, ende prej dy vitesh mban “peng” nisjen e punimeve të kullës tek rruga e Kavajës, për mospagesë të taksës së ndikimit në mjedis.

Përveç Papulit, me porosi Enea Karakaçi ka firmosur dhjetra milionë euro të tjerë tendera për Vilma Nushin, emrin e së çilës e gjejmë që nga importi i pijeve apo ushqimeve, tek elektriçiteti e deri tek mjeksia.

Kleanthi Prifti është një tjetër personazh që ka marrë miliarda nga tenderat që ka firmosur Enea Karakaçi me urdhrin e eprores.

Hetimet e hapura nga SPAK ndaj Enea Karakaçit kanë të bëjnë me disa proçedura tenderimesh por ende nuk janë bërë publike se për çilat proçedura e çilat kompani janë në “lupë”.

Sipas burimeve të pa konfirmuara zyrtarisht nga redaksia e priza.al bëhet me dije se nga telefoni i administratorit të OSHE Enea Karakaççi si edhe nga një “hard drive” i sekuestruar hetuesit kanë përfituar të dhëna interesante të çilat i kanë shtyrë që të zgjerohet rrethi i të hetuarve.

Nuk dihet se ne çfazë hetimore është çështja “OSHE” por ajo që pritet me interes është fakti nëse edhe në këto biseda të Ballukut me vartësit “palloshi i gjatë” është apo jo personazh i përmendur në vendinmarrjen miliarda euro të drejtuesve të OSHE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *