Spahia: Rama nuk del dot ballëhapur në Shkodër, Beci taktikë elektorale e tij

Bardh Spahia, kryebashkiaku i Shkodrës i cili kandidon për një mandat tjetër më 14 maj përballë Benet Becit, është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka të vështirë të prezantohet ‘ballëhapur’ në Shkodër. Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë Shkodër, në Top Channel, Bardh Spahia tha se përtej tendencës për tu shfaqur si një kandidat i pavarur për Shkodrën, Benet Beci është taktikë elektorale e Ramës pasi ka dalë nga Partia Socialiste.

“Me Bendet Becin na bashkon qytetaria mendoj se është normale, por na ndajnë mendimet dhe bindjet politike. Përtej tendencës për tu shfaq një kandidat i pavarur është evidente që është një taktikë elektorale e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Është një person politik, mjafton të përmendet fakti ka qenë deputet i PS, sot është përfaqësues i Edi Ramës në Shkodër. Unë kuptoj vështirësinë që ka Edi Rama dhe kjo qeverisje të prezantohet ballëhapur në Shkodër. Kanë zgjedhur taktikisht të sjellin një kandidat që mundohen ta promovojnë dhe ta shkëpusin nga PS, Edi Rama apo Elisa Spiropali, e dërguara e Edi Ramës në Shkodër,”- tha Bardh Spahia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *