Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot emërimin e Muhamet Rrumbullakut si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Rrumbullaku zëvendëson kështu Gledis Nanon, i cili u shkarkua pak ditë më parë për mos përmbushje të detyrave.
Po kush është Muhamet Rrumbullaku?
Muhamet Rrumbullaku mban gradën Drejtues i Parë, ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.
Gjithashtu Rrumbullaku u vendos në krye të SHÇBA-së në vitin 2019, pas urdhrit të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Këtë post Rrumbullaku e mbajti për 3 vite. Edhe pasi ish-drejtori i Policisë Gledis Nano vendosi ti ndryshojë emërtimin këtij emërtim këtij institucioni nga SHÇBA në AMP( Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), Rrumbullaku mbeti në krye të saj.
Po ashtu më nëntor të vitit 2020, Rrumbullaku kaloi me sukses vettingun në Polici. Gjithashtu gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, si këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj.