Sot Primaret e Partisë Demokratike, si është fleta e votimit me emrat e 7 kandidatëve

Ditën e sotme po zhvillohen Primaret në Partinë Demokratike, nga të cilat do të dalin dhe kandidatët që do të garojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet e 14 majit të 2023-shit.

Publikohet  fleta e PD për primaret e Tiranës. Siç shihet në foto, janë të renditura emrat e 7 kandidatëve sipas radhës.

Duke u ndalur te gara në Tiranë, nga këta 7 emra vetëm njëri prej tyre do të garojë për Partinë Demokratike për kryebashkiak të kryeqytetit. Aktualisht në të gjitha qarqet po vijon votimi pa asnjë problem, ndërkohë që pas numërimit të votave do të bëhen të ditura dhe rezultatet dhe emrat që do përfaqësojnë PD në zgjedhjet e ardhme lokale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *