Sot nata e madhe e ndërrimit të viteve! Priza.al uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar 2023!

Një vit ikën e në mbrëmje do të trokasë Viti i Ri 2023, pasi akrepat e orës të shënojnë 00:00.

Krementimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme.

Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Priza.al i uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2023!”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *