Sondazh: Më shumë se gjysma e britanikëve duan që Liz Truss të japë dorëheqjen

Më shumë se gjysma e britanikëve duan që kryeministrja Liz Truss të japë dorëheqjen, sipas një sondazhi të ‘YouGov’.

Një javë pas zhurmës së shkaktuar nga plani ekonomik i Truss, 51% e të anketuarve thanë se kryeministrja e re duhet të japë dorëheqjen. Ndër votuesit konservatorë, kjo shifër është rritur në 36%.

Ndërsa 54% duan që Ministri i Financave Kwazi Kwarteng, të japë dorëheqjen (41% te konservatorët). Buxheti dhe plani i taksave i shpallur nga Kwarteng javën e kaluar ka për qëllim uljen e taksave. Pas prezantimit të këtij “minibuxheti”, i cili përfshinte uljen e taksave për të pasurit, financuar nga blerja e borxhit, paundi ra në nivelin më të ulët historik.

Banka Qendrore vendosi të ndërhyjë urgjentisht për të qetësuar tregjet. Kryeministrja do të marrë pjesë në konferencën vjetore të partisë konservatore në Birmingham nga e diela deri të mërkurën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *