Ndërkohë që kryeministri i vendit që përkohësisht kryen edhe detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, për arsye estetike ka dhënë urdhër që të gjitha fuçitë të hiqen nga majat e pallateve duke nisur nga Tirana, e vërteta në terren është komplet ndryshe.
Tirana përshembull që ka edhe numrin më të lartë të banorëve, rrjedhimisht dhe numrin më të madh të pallateve e logjikisht dhe numrin më të madh të fuçive mbi pallate as që ka ndër mend ta zbatojë këtë urdhër-porosi të kryeministrit.
Përse nuk ra këmbana;- pyeti prifti.
Për 100 arsye, o at, iu përgjigjën.
Cilat janë?
E para nuk kishte këmbanë!
Kjo anektodë dhjetra vjeçare i shkon për shtat kësaj situate. Ka 100 arsye se përse fuçitë me ujë ose depozitat nuk hiqen nga majat e pallateve, por arsyeja e parë është se ska ujë. Pra se mbase kryeministri e ka harruar, por ato depozita quhen të tilla se mbushen me ujë dhe njerëzia i përdorin kur nuk ka ujë nga tubat e UKT të cilën e paguajmë sa qimet e kokës (jo të Skerdit se është qeros, por ndoshta sa qimet e kokës së Joanës).
Që të hiqen depozitat, si fillim duhet të kemi ujë. Që të kemi ujë, duhet që lekët që i paguajmë rregullisht çdo muaj, të na thonë se çfarë i bëjnë? Dmth çfarë lloj tenderash? Sepse UKT është një ndërmarrje që mbahet me të ardhurat e veta. Pra me lekët tona. Ne paguajmë për ujë, madje të pijshëm, ndërkohë që nëpër tuba ska as ujë për të larë tualetet.
Për çfarë paguajmë? Për çfarë janë tenderat që zhvillohen ditë për ditë në UKT? A thua se misioni I UKT është të terezisë punët e drejtorit dhe të enturazhit të tij?
A thua se ne paguajmë faturat e ujit që të festojë ditëlindjen resorteve të jugut e preferuara e drejtorit? Apo që të personalizojë targat e makinës zonjusha?
Nuk e dimë a është drejtor Skerdi në dijeni që problemin e kanë marrë vesh edhe të huajt. E morën vesh jo se u interesua njeri se çbën Skerdi me Joanën dhe me UKT por e morën vesh se nuk kanë ujë as ambasadorët.
Turp e faqja drejtor. Kështu i prezantohemi ambasadorëve që do na mirëpresin në BE në vitin 2030? Një vend që skemi ujë?
Se mirë ujin që i more banorëve të Tiranës, por po i merr fytyrën kryeministrit faqe të botës. Jo vetëm fuçitë që nuk ikën nga tarracat, por tashmë skemi as ujë.
Mungesa e ujit të pijshëm, por edhe atij të “papijshëm” për banorët e Tiranës, është një çështje që nxjerr cullak një insitucion të tërë, i cili ndër vite ka qënë vendi ku qokat dhe detyrimet politike-ekonomike, shlyheshin aty.
Por sot, përveçse vijon i njëjti problem me tubat e tharë, kemi edhe nje kryeministër i cili vështron i turpëruar miqtë e tij europianë, që kanë nisur të lahen me “sapllake” ashtu siç laheshim neve dikur. E kjo falë menaxhimit të Skerdi Drenovës dhe enturazhit të tij.
