Skemat ‘Forex’ në Shqipëri/ Elio Laze: Shokët e Philip Pleinit, Ylli Ujka dhe Çesk Ivanai, dy investitorët strategjik që fshihen pas mashtrimeve piramidale

Teksa skemat online të Forex po etiketohet ngjashëm me skemat piramidale, për të cilët shumë shqiptarë dekada më parë humbën të gjitha kursimet e tyre, njëjtë po vijon edhe sot.

Denoncimet se përmes Forex po vidhen shqiptarët, por edhe të huajt, po artikulohet çdo ditë nga ekspertë dhe gazetarë, të cilët kanë investiguar raste, madje edhe socialistët vetë kanë denoncuar një skemë të tilë piramidale, siç është deputeti Erion Braçe.

Në një intervistë për Syri Tv, në emisionin ‘Kafe Shqeto’, editori i priza.al, Elio Laze, i cili ka investiguar edhe vetë kompanitë Forex dhe vjedhjet që shkojnë përtej kufijve shqiptarë, ka treguar dy personazhet që fshihet pas skemave mashtruese te denoncuara masivisht jo vetem nga mediat por se fundmi edhe nga deputeti Erion Brace.

Bëhet fjalë për dy investitorë strategjikë, Ylli Ujka dhe Çesk Ivanai, që sipas gazetarit Laze kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me biznesmenin e huaj, Philip Plein, i cili rezulton të ketë investuar fuqishëm në Tiranë në sektorin e ndërtimit.

‘Media që e ka investiguar dhe e ka ngritur, flet me emra konkret që fshihen pas kësaj skeme, janë dy persona Yllli Ejka dhe Çesku Ivanai, investirorë strategjik, të lidhur me Philip Plein, që do ndërtojë hotelin te ‘Rana e Hedhun’. Këta po na thonë që Plein qenka investitor me Ylli Ujkën e Çesku Ivanai, por do ndërtojë edhe hotel te liqeni. Në forma të ndryshme, leku është injektuar në ekonomi, kanë ndërtuar, blerë hotele në bregdet e kanë prona. Është një rrjet kompanish, të cilët i kanë nxjerrë këta individë si të përfshirë në vjedhje që po bëhen brenda vendit. A janë këto profesorët që përfshihen në Divjakë e Lushnjë?! Skemat e Forex kanë dalë jahstë kontrollit, s’ka asnjë mekanizëm më të madh se ty që po vjedh tej e andej kufijve’, shprehet gazetari.

Sipas Lazes, në dijeni të kësaj skeme mashtrimi janë deputetë, madje për gazetarin, vullneti politik arrin deri aty sa t’i legjitimojë ato, ndërsa shton se është tejet i vështirë gjurmimi i tyre.

‘Këto skema para se të vijnë në Shqipëri, personalisht kam 1 vit që po i denoncoj si hajdutë e celula që vjedhin nga Shqipëria në të gjithë botën. Janë zgjeruar, në Kanada, Australi, SHBA. Kjo historia e call center s’është histori individësh, që bën ca celula e grabitën çfarë mundën. Është një vullnet politik, Nga e majta janë të përfshirë. Djem deputetësh e biznesmenësh të përfshirë në këto skema. Vullnet politik për të lejuar këtë vjedhje masive. Këto s’kanë ndaluar, vijojnë. S’kanë mbaruar viktimat jashtë, vazhdojnë ditë për ditë të vidhen. Grupet në Triranë punojnë ditë për ditë e shtohen. Ka një mbingopje të tregut shqiptar me para cash, që po ruhet edhe me kriptovaluta. Këtë problem, e kanë ngritur edhe media të tjera para Braçes. Këto gjëra po t’i bashkosh, ky shtet, kjo drejtësi duhet të kishte hapur një hetim, s’po flitet për një vjedhje që po kryhet, por me emra konkret qe duhen ndjekur. Të vjedhësh me Forex, është një punë që çdo trafik droge e lë shumë pas nga ana e përfitimeve monetare. Po flasim për shifra marramendëse që një zyrë s’i kalon 6 punonjës, por që vjedh 1 milion – 1 e gjysmë në muaj. Punojnë mbi 200 veta, që vjedhin shifra nga 2 milion e gjysmë euro. Është vështirë të gjurmohen nga jashtë’, u shpreh ndër të tjera gazetari Elio Laze.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *