Skandali përfshin futbollin turk/ Presidenti i klubit bënë deklaratën ‘bombë’ për lojtarin e tij: Jam lodhur nga orgjitë e tij…  

Skandali seksual ka përfshirë një prej ekipeve më të mëdha të futbollit në Turqi, ku lajmi është bërë publik nga vet presidenti i ekipit.

Po flasim për holandezin Ryan Donk, që me historinë e fundit ka turbulluar jo pak ambientin e klubit turk të “Galatasarayt”. Në gazetën turke “Milliyet”, është publikuar një intervistë me presidentin, Mustafa Cengiz.

Ky i fundit sulmoi një prej lojtarëve të ekipit, Ryan Donk. “Futbollistët nuk po stërviten siç duhet. Po stërviten vetëm në mbrëmje. Jemi lodhur me orgjitë e Ryan Donk dhe festat që organizon në mbrëmje. Po e kalojnë shfaqjen e tyre diku tjetër”.

“Galatasaray” aktualisht ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 62 pikëve, kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat, skuadra ndodhet 8 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Besiktas.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *