Skandali ‘Katargate’; arrestohet eurodeputeti italian Andrea Coccolino

Eurodeputeti Andrea Coccolino është vënë në pranga sot nga policia italiane për llogari të drejtësisë belge në kuadër të çështjes Katargate. Gazeta italiane La Repubblica raportoi se Coccolino u arrestua në klinikën ku po qëndronte.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, avokati i eurodeputetit tha se Coccolino ndodhet në një klinikë private për arsye shëndetësore. Megjithatë ai u transferua në burgun e Napolit.

Prokurorët belgë nënvizojnë në urdhrin e tyre të arrestit se “nga provat e mbledhura nga shërbimet sekrete, Coccolino, së bashku me Francesco Giorgi dhe Antonio Panzeri , duket se kanë marrë para direkt nga z. Atmoun, Ambasadori i Marokut në Poloni”.

Në të njëjtën kohë, raportohet se “Coccolino kishte kontakte të drejtpërdrejta me Atmun dhe më 1 qershor 2022, gjatë një takimi me të në Varshavë, ai mori një çmim dhe dyshohet se diskutoi linjën që duhet të ndiqte në BE- të Marokut në Parlamentin Evropian”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *