SKANDAL SHTETËROR/ Posta Shqiptare si filial i mikrokredive, reklamon mashtrimet e IUTE CREDIT

Në krye të institucionit sapo është emëruar Etjen Xhafaj, ish deputeti i PS.Ky është një shembull flagrant se si zyrat e shtetit po kthehen në instrumente të zhvatjes financiare, duke tradhtuar misionin publik që duhet të mbrojnë interesin e qytetarëve.

Ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka rritur alarmin për rrezikun që paraqesin kreditë e pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që ka shkaktuar probleme të rënda financiare për mijëra qytetarë, një institucion shtetëror po lëviz në drejtim të kundërt.

Posta Shqiptare, institucion publik, ka hapur dyert për kompanitë e mikrokredisë, duke u shndërruar praktikisht në një pikë publike shërbimi të Iute Credit një prej subjekteve private më të kritikuara për normat e larta të interesit dhe praktikat e ashpra ndaj klientëve.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Posta Shqiptare informoi se qytetarët mund të aplikojnë për kredi të Iute Credit direkt në sportelet e saj, duke e prezantuar këtë si një “mundësi të thjeshtë” për financim.

Në realitet, këto janë kredi me interesa dhe tarifa shumë më të larta se ato të bankave, të cilat shpesh i fusin qytetarët në një cikël borxhesh, që siç tregoi edhe skandali i mikrokredive mund të sjellë pasoja të rënda ekonomike dhe sociale.

Klientët e këtyre kompanive janë zakonisht persona që nuk arrijnë të marrin kredi bankare për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme, mungesës së punësimit ose historikut negativ të pagesave. Kjo i kthen ata në objektiv të lehtë për institucionet e mikrokredisë, të cilat ofrojnë shuma të vogla, por me interesa që brenda pak kohësh e shumëfishojnë detyrimin financiar.

Ndërkohë, rikujtohet se skandalet me mikrokredinë në vend kanë çuar jo vetëm në mijëra raste të “grabitjes ligjore”, por edhe në dy humbje jete, si pasojë e presioneve të forta për shlyerjen e borxheve.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve, Posta Shqiptare si institucion shtetëror po u ofron kompanive të mikrokredisë rrjetin e vet zyrtar për zgjerimin e aktivitetit, duke i dhënë atyre një farë legjitimiteti nën logon e shtetit.

Kjo qasje bie ndesh me paralajmërimet e Bankës së Shqipërisë, e cila prej kohësh ka kërkuar kontrolle më të forta mbi aftësitë paguese të kredimarrësve dhe kufizimin e aksesit në kreditë me rrezik të lartë. Në vend që t’i mbrojë qytetarët nga borxhet e padrejta, Posta Shqiptare po shndërrohet në ndërmjetësuese të tyre.

Në krye të institucionit ndërkohë sapo është emëruar Etjen Xhafaj, ish deputeti i PS.

Ky është një shembull flagrant se si zyrat e shtetit po kthehen në instrumente të zhvatjes financiare, duke tradhtuar misionin publik që duhet të mbrojnë interesin e qytetarëve.

©pamfleti.net

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *