Skandal me investimin miliona euro në rrugën e Arbrit/ Shembet në pesë ditë 2 herë, rrezik jeta e udhëtarëve

Rikthehen  shirat bashkë me të edhe shembja e dherave në rrugën e Arbrit. Masivi i dheut në malin pranë tunelit të Murrizit vijon të bjerë në rrugë, duke rrezikuar kështu edhe mjetet që vijojnë të qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe Dibrës.

Jo më larg se 5 ditë pati një rënie të madhe dheu nga mali vetëm pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit. Ndërkohë është dashur më shumë se 20 orë me dy mjete që të bëhej largimi qindra kub dhe të rënë mbi rrugë.

Sakaq, ende nuk është vendosur sinjalistika paralajmëruese për rrezikun që i rrezikohet drejtuesve të mjeteve të cilët lëvizin në drejtim të Tiranës apo Dibrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *