Situata në veri të Kosovës/ KFOR-i shton prezencën e trupave ushtarake

Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë shtuar numrin e trupave ushtarake të vendosur në kufirin e Kosovës me Serbinë. Shkak për këtë vendim u bë protesta e një grupimi të djathtë serb në kufi, të cilët tentuan të hynin në Kosovë.

Në njoftimin e KFOR theksohet se kjo lëvizje është bërë për arsye sigurie dhe si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve kriminale brenda protestuesve. Ata kanë bërë të ditur se në vzhdim do të kryejnë stërvitje të rregullta ushtarake në veri dhe do të trajnojnë njësitë e tyre për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash.

Sakaq, Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla është shprehur rreth protestës se synimi i të armatosurve të maskuar dhe të barrikaduar në rrugë është që ta cenojnë sovranitetin e vendit, duke nxitur provokime agresive. Sipas tij policia e Kosovës është e aftë dhe ka kapacitete të përballet me struktura kriminale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *