Situata e Covid-19 në vend/ Ja sa raste të reja u shënuan 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 5 raste të reja të infektuara me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë, teksa janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,595 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 438 testime, nga të cilët 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 3 në Tiranë, 2 në Shkodër. Janë 121 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,595 që nga fillimi i epidemisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *