Sistemi jashtë funksionit, bllokohet kalimi në pikën kufitare të Kapshticës

Sistemi i pikës kufitare të Kapshticës ka rënë prej rreth një ore, gjë që ka sjellë edhe radhë të gjata automjetesh në pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë.

Sipas informacioneve nga autoritetet doganore bëhet e ditur se shkak i radhës është mosfunksionimi i sistemit pasi është prishur. Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht.

Ndërkohë nuk dihet se sa do të vijojë ky problem, ndërsa radhët vijojnë të shtohen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *